Një burrë në Llogara, ka marrë plagë serioze pasi ka rënë nga një objekt, në rrethana të paqarta mbrëmjen e sotme.
Nga policia thanë se dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e një objekti, shtetasi Altin Lagji, 48 vjeç.
I plagosuri u dërgua dhe ndodhet në spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të këtij incidenti.


