Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Real Madrid – Levante.
Rezultati pas 45 minutave të parë është 4 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Mendy, Benzema, Rodrgyo dhe Vinicius shënuan golat për skuadrën e Ancelottit, me Real Madrin që kishte mundësi edhe për gola të tjerë.
Tashmë humbja e Levantes duket të jetë e pashmangshme, humbje kjo që e dërgon këtë skuadër në Segunda Division.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë të këtij takimi.
/GazetaBlic Sport/


