Sporti

Danimarka reagon ndaj organizatorit të Kampionatit Botëror, hotelet në Katatar nuk lejojnë praninë e homoseksualëve

05/12/2022 20:21
nga:Mergim Rreci

Polemikat rreth mbajtjes së Kupës së Botës 2022 kanë filluar të rriten.

Këtë të enjte, Jakob Jensen, sekretari i përgjithshëm i Federatës Daneze, zbuloi se hotelet e rekomanduara nga FIFA në Katar nuk lejojnë praninë e homoseksualëve, përcjell GazetaBlic Sport.

“Është një zhgënjim. Ne po u themi fansave që udhëtojnë në Katar se për shkak të orientimit të tyre seksual mund të mos arrijnë të gjejnë një hotel. Është një çështje krejtësisht e parëndësishme dhe shpresoj se FIFA po punon për ta tejkaluar këtë”, ka shpjeguar ai për SVT.

Kujtojmë që Danimarka është përfshirë në Grupin D të Botërorit 2022. Nordikët do të përballen me Tunizinë, Francën dhe fituesin e play-off-it midis Emirateve të Bashkuara Arabe/Australi dhe Perusë.

/GazetaBlic Sport/