Qyteti i Suharekës tashmë po e dëshmon lidhjen e madhe që ka me sportin.
Pas sukseseve në basketboll e futboll, ky qytet po tregon që mund të jetë një adresë e madhe edhe për sportin e tenisit, shkruan GazetaBlic Sport.
Atje, sot është mbajtur “Tennis Festival 2022”, ku ishte një numër i madh i fëmijëve të këtij qyteti që u argëtuan dhe u njoftuan me sportin e tenisit, të cilët treguan interesim të madh që të meren me këtë sport.
Më poshtë gjeni fotografitë nga kjo ngjarje e organizuar.


