Sporti

ENCE – ekipi i tretë më i fortë në botë, kush janë lojtarët e jashtëzakonshëm që do të luajnë sonte ndaj Bad News Eagles

05/11/2022 11:58
nga:L J

‘Bad News Eagles’ e pret një punë e vështirë sonte, pasi do të përballen me ‘ENCE’ në raundin e katërt të kompeticionit më të fortë në botë për CS:GO, PGL Antwerp 2022.

Kush është ENCE?

ENCE është ekip nga Finlanda që aktualisht zë pozitën e tretë në renditjen botërore.

Kush luan për ENCE?

Lojtarët e ENCE janë: Snappi, Maden, dycha, hades dhe Spinx.

Cili është lojtari më i rrezikshëm?

Lojtari më i rrezikshëm i ENCE është Spinx.

Statistikat e ENCE në Major?

Dy fitore dhe një humbje. Kanë mposhtur 9z dhe Outsiders, kurse janë mposhtur nga G2 në “Bo3” me rezultatin 1:2.

Kur luhet ndeshja ndaj Bad News Eagles?

Ndeshja ndaj Bad News Eagles do të zhvillohet sonte nga ora 19:30. Ndeshjen mund ta shikoni live tek: Twitch.tv/xhocii

/GazetaBlic Sport