Lajme

Sulm me raketa në Odesa

05/09/2022 22:39
nga:G B

Autoritetet ukrainase kanë konfirmuar se kishte pasur një sulm me raketa në Odesa, raporton BBC, përcjell Gazeta Blic.

Tre shpërthime të forta u dëgjuan nga qendra e qytetit. Shpërthimi i parë ishte mjaft i fortë për të tundur xhamat dhe për të ndezur alarmet e makinave aty pranë.

Autoritetet nuk kanë konfirmuar asnjë informacion të mëtejshëm.