Sporti

Bad News Eagles mposhten nga ekipi rus “ForZe”

05/09/2022 19:57
nga:E K

Skuadra shqiptare, ‘Bad News Eagles’ kanë përfunduar edhe ndeshjen e dytë në Major Antwerp në CS:GO.

‘Bad News Eagles’ zhvilluan ndeshjen e dytë në kompeticionin më të mirë në botë pasi në ndeshjen e parë mposhtën ekipin turk, Eternal Fire me rezultat 16-14, shkruan GazetaBlic Sport.

Kundërshtari i dytë në këtë garë për skuadrën shqiptare, “bNE” ishte ekipi rus “ForZe” ndaj të cilëve u mposhtën me rezultat 16-7.

/GazetaBlic Sport/