Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka uruar sot Ditën e Evropës, derisa ka hedhur kritika nga BE-së, e cila ende nuk i ka dhënë Kosovës liberalizimin e vizave.
Ajo po ashtu ka kërkuar që kolegët e saj deputetë ta ndryshojnë ligjin për festat zyrtare dhe në vitet e tjera, të punohet me 9 Maj dhe të mos pushohet.
Mirëpo, vëmendje në postimin e Kusa-Lilës marrin gabimet drejtshkrimore që ajo ka bërë, shkruan Gazeta Blic.
Në disa raste ajo ka vendosur shkronjën ”ë” aty ku nuk është dashur, e në të tjera e ka harruar atë. Gabim ka përdorur edhe shkronjën e madhe në raste ku nuk është dashur.
Më poshtë mund ta shihni postimin e saj në Facebook dhe gabimet:



