Sporti

Barcelona futet në garë për Fabian Ruiz

05/09/2022 16:20
nga:E K

Barcelona është futur në garë për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz.

Ruiz ka kontratë me Napolin deri në sezonin e ardhshëm dhe interesimi nga ekipe e mëdha mund të ndikojë që ai të largohet këtë verë nga ‘Diego Armando Maradona’.

Ai po kalon në një formë fenomenale këtë sezon, andaj dy rivalët spanjoll janë pas tij, Real Madridi dhe Barcelona.

Siç njofton ‘AS’ pas Realit edhe Barca së fundmi i është bashkuar garës për spanjollin.

Napoli me shumë gjasë do ta shesë gjatë kësaj vere, ose do të detyrohen ta lënë të lirë vitin e ardhshëm.

Ai ka një klauzolë largimi prej 55 milionë euro.

Këtë sezon me ‘Napolitanët’ në të gjitha garat ka shënuar shtatë gola dhe dhuruar pesë asistime.