Gazeta Blic pak çaste më parë raportoi për djegie të disa veturave në parkingun e qendres tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.
Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani ka konfirmuar për Gazeta Blic, se fillimisht zjarri ka kapuar një veturë e më pas të tjerat.
“Rreth orës 13:40 në Veterrnik të Prishtinës, në një parking veturash është raportuar për një rast zjarri. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë vërejtur se nga zjarri i cili dyshohet se ka kapluar një veturë të parkuar, dyshohet se janë djegur/dëmtuar edhe disa vetura tjera të parkuara”, tha zëdhënësi i policisë.
Digjen disa vetura në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë


