Sporti

“Nuk po flasim për penalltinë”, momenti kur Ancelotti “tallet” me gazetarët pas humbjes nga Atletico Madridi

05/09/2022 10:23
nga:L J

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti u largua quke qeshur nga konferenca e tij për shtyp pas ndeshjes në Wanda Metropolitano, ku skuadra e tij humbi 1-0.

Duke u larguar nga dhoma pasi iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, Carlo Ancelotti bëri një buzëqeshje duke u thënë të pranishmëve: “Nuk po flasim për penalltinë…”.

Komenti ka shkaktuar të qeshura tek të gjithë gazetarët.

Real Madrid humbi 1-0 nga Atlético de Madrid pas një goli të Carrasco nga një penallti e diskutueshme.

Megjithatë, kjo ndeshje nuk ishte diçka me rëndësi të madhe për Realin, pasi klubi ka siguruar edhe matematikisht titullin kampion.

/GazetaBlic Sport