Trajneri i Hellas Veronas, Igor Tudor foli pas humbjes 1:3 nga Milani në Serie A.
Ai tha se skuadra e Milanit ka qenë mjaft e mirë sivjet, teksa me ironi potencoi se do të ishte mirë që Rossonerët dhe Nerrazzurët të marrin titullin, por fatkeqësisht vetëm një mund ta bëjë një gjë të tillë, përcjell GazetaBlic Sport.
Scudetto: “Është turp që nuk mund të fitojnë të dyja skuadrat, ata kanë qenë mbi të tjerët për gjithë vitin. Milani ka fatin në duart e tij, por ka ende dy ndeshje për të luajtur.”
“Leao ishte padyshim i mirë. Ai kontriboi në dy gola. Ai është çelësi i ekipit. Të bësh diçka kundër skuadrave të mëdha, duhet t’i gjesh në një moment kur unë nuk janë në formë, dhe në vend të kësaj sonte ata ishin mirë. Na vodhi golin e dytë, që nuk më pëlqeu: e morëm pas një goditje këndi, situatë që e kishim stërvitur për dy ditë në stërvitje”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


