Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i dërgoi një mesazh rivalit të tij të përjetshëm, Jose Mourinhos, teksa foli për eliminimin e ekipit të tij kundër Real Madridit në Champions League të mërkurën (3-1).
Tekniku spanjoll thumboi trajnerin e Romës, i cili u kualifikua në finalen e Ligës së Konferencës të enjten (1-0) .
“Për mua nuk ka të bëjë me paratë dhe fansat nuk e kuptojnë këtë. Edhe Roma ka shpenzuar disa milionë por nuk është në Champions League ”, tha Guardiola në një konferencë për shtyp para ndeshjes së Cityt kundër Newcastle.


