Fitorja e Napolit në Torino dje do të thotë se ata janë vetëm dy pikë larg të sigurojnë vendin e tretë në Serie A, diçka që shpërblen miliona më shumë se vendi i katërt, ku aktualisht ndodhet Juventus.
Skuadra e Luciano Spallettit mori një fitore 1-0 jashtë fushe ndaj Torinos dje dhe tani kanë 73 pikë në total në renditjen tabelare. Ata qëndrojnë katër pikë përpara Juventusit, që humbi 2-1 nga Genoa të premten, një rezultat që mund t’i kushtojë miliona euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Siç raportohet nga La Gazzetta dello Sport, një vend i tretë në Serie A do t’i jepte Napolit të paktën 4 milionë euro më shumë se Juventusit të vendit të 4-të, midis çmimit të ligës dhe të drejtave të Ligës së Kampionëve.
Mergjithatë, ka edhe 2 xhiro për t’u luajtur…
/GazetaBlic Sport


