Lajme

Dalin pamjet nga vrasja në Graqanicë

05/07/2022 17:59
nga:Genita C

Sot rreth orës 15:00 është vrarë një person në fshatin Gushtericë të Komunës së Graqanicës.

Rastin e kanë konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tregoi se i dyshuari është zyrtar policor.

Ndërkaq, vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes.

“Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë ajo.

Express ka siguruar fotot nga vendi i ngjarjes.

Ky është 70-vjeçari që dyshohet se u vra nga vëllai i tij për një pronë në Gushtericë