FC Prishtina nuk ka arritur të licencohet për garat evropiane në edicionin 2022-23.
Kryeqytetasit kanë pasur probleme të vazhdueshme financiare gjatë muajve të fundit dhe kjo është arsyeja që nuk ka arritur të licencohet.
Kanë qenë vet ata që kanë njoftuar që nuk janë licencuar, teksa kanë akuzuar FFK-në që nuk jua shtyu afatin për t`i plotësuar kërkesat e futbollistëve
Reagimi i plotë i Prishtinës:
“????????? ??? ?????????? ??̈? ????? ?????????, ??? ?????????? ???? ??? ??????? ??????? ??̈ ??????
FC Prishtina nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane për edicionin 2021/22.
Klubi “bardhekaltër” në muajt e fundit është përballur me probleme financiare, fakte të cilat nuk i ka fshehur për opinionin e për këtë arsye disa ish-futbollistë kanë kërkuar përmes Federatës së Futbollit të Kosovës të kryhen obligimet financiare ndaj tyre.
FC Prishtina ka kërkuar nga FFK që të shtyhet afati për licencim në mënyrë që të plotësohen kërkesat ndaj futbollistëve, mirëpo FFK nuk ka pranuar dhe në këtë mënyrë, klubi nuk ka arritur që të licencohet për garat evropiane ani pse në këtë edicion nuk kemi arritur që për herë të parë të sigurojmë “biletë” për Evropë”.
Përkundër që nuk janë licencuar ata nuk janë në ndonjërën nga pozitat që i dërgon edicionin e ardhshëm në garat evropiane.