Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka komentuar vendimin e anulimit të konkursit për punësim në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Çitaku, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se kjo ka ndodhur një ditë pas themelimit të komisionit hetimor për menaxhimin e krizës energjetike nga ana e PDK-së, ku pritej të hetoheshin edhe punësimet në KEK.
“Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen. Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të VV-së”, ka shkruar nënkryetarja e PDK-së.
U punësuan dhjetëra militantë të VV’së, KEK me vendim të ri: Kthen konkursin në rivlerësim


