Zëvendësdrejtori i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë vuri në dukje se Rusia i përmbahet rreptësisht parimit se “nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe se ajo nuk duhet të fillohet”, raportoi Sputnik.
Rusia nuk ka ndërmend të përdorë armë bërthamore gjatë operacionit special ushtarak në Ukrainë, tha sot zyrtari i departamentit diplomatik rus, Alexei Zaitsev.
“Në disa raste, na është dashur të mohojmë insinuatat rreth përdorimit të mundshëm të armëve bërthamore gjatë një operacioni të posaçëm ushtarak. Këto janë gënjeshtra të thënë qëllimisht,” tha Zaitsev në një konferencë shtypi.


