Lajme

Driton Selmanaj kryesues i Komisionit hetimor për energjinë

05/05/2022 14:23
nga:N M

Pasi që tashmë zyrtarisht gjatë mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është vendosur për themelimin e Komisionit hetimor për energjinë të kërkuar nga opozita, Gazeta Blic sjell edhe emrin e kryesuesit të këtij komisioni.

Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë kryesues i këtij komisioni hetimor, por që emri i tij dhe i anëtarëve të tjerë, pritet të votohen nga Kuvendi i Kosovës.

“Driton Selmanaj është kryesues, por që emrat e anëtarëve të tjerë do të propozohen nga shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare”, ka thënë një burim i Gazetës.

Komisioni hetimor i opozitës ka mandat gjashtë mujore dhe se aty do të hetohen, dhënia e mbi 100 milionë eurove nga Qeveria për KEDS, blerja dhe shitja e energjisë elektrike, shtrenjtim i energjisë si dhe punësimet e fundit në KEK.

LAJMI I FUNDIT: Dorëzohet shumica, themelohet Komisioni Hetimor i opozitës