Sporti

Tifozi shqiptar që hyri në fushë: Benzema iu tha policëve ‘easy-easy’, treguam flamurin më të bukur në botë

05/05/2022 14:05
nga:Mergim Rreci

Real Madrid është kualifikuar në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kjo pas një përmbysje të madhe të rezultatit në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Manchester Cityt.

Në fushën e “Santiago Bernabeut” është shpalosur edhe flamuri shqiptar. Një tifoz shqiptar u ka shpëtuar rojeve të sigurisë dhe ka vrapuar në tapetin e gjelbër për të takuar idhullin e tij, Karim Benzema, me flamurin kuqezi në dorë.

Pas pak sekondash ai u shoqërua jashtë nga stjuardët e stadiumit, me flamurin shqiptar që duket se i ka sjellë fat sulmuesit francez, pasi më pas shënoi golin e kualifikimit.

Në një prononcim ekskluziv për ‘GazetaBlic Sport’, Gokhan, 29 vjeçar,  tha se e realizoi ëndrrën e tij duke e përqafuar Benzeman, dhe se qëllimi i tij ishte të tregonte se cili është flamuri më i bukur në botë.

Ai është një “Youtubuer” i njohur, i cili jeton në qytetin e Franfkurtit në Gjermani, por që tashmë u bë shumë i njohur me veprimin e tij të fundit.

Gjithçka ishte e planifikuar. E realizova ëndrrën time kur përqafova Benzeman. Ai iu tha policëve ‘easy-easy’ kur më morën, bashkë me shokët nga Tirana dëshiruam t’i tregojmë botës se cili është flamuri më i bukur në botë. Falënderoj shumë komapninë “Gimievents” që më mundësoi këtë udhëtim”,  tha ai për ‘GazetaBlic Sport.

Më poshtë gjeni të bashkangjitur videon e hyrjes së tij në fushë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që flamuri kuq e zi dhe ai i Kosovës shfaqen në stadiumet dhe eventet e ndryshme sportiv, por kjo mbrëmë ishte pothuajse më e komentuara.

/GazetaBlic Sport/