Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka paralajmëruar se veprimet e opozitës pas pauzës së Kuvendit do të vazhdojnë të jenë të njëjta.
Ai ka thënë për Gazeta Blic se Kuvendi është aktualisht në pauzë dhe pas kthimit veprimet e opozitës do të jenë të njëjta duke pamundësuar fjalimet në Kuvend të shumicës përmes goditjeve të tavolinave dhe fishkëllimave.
“ Edhe ma zi …. veprimet do të jenë të njëjta ”, tha ai.
Lushtaku i “mshon” edhe foltores së Kuvendit derisa fliste ministri i Financave (foto)


