Lajme

Lushtaku i “mshon” edhe foltores së Kuvendit derisa fliste ministri i Financave (foto)

05/05/2022 11:45
nga:Gazeta Blic

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtakut nuk i ka mjaftuar goditja e tavolinës tek ulësja e tij, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkuar edhe tek foltorja e Kuvendit, duke e goditur atë, derisa fliste ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ndryshe, opozita e ka zgjedhur këtë formë të protestës për shkak të bllokadës që po i bën shumica parlamentare opozitës për formimin e Komisionit hetimor Parlamenatar për çështjen e energjisë.