Deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka marrë sërish fjalën në Kuvend, derisa i ka bërë një pyetje Abelard Tahirit të PDK-së.
Por, deputetët e kësaj të fundit e kanë injoruar atë duke vazhduar zhurmën me goditje të tavolinave, përcjell Gazeta Blic.
Madje, deputeti Mërgim Lushtaku ka shkuar afër tij në foltore dhe ka vazhduar të bëjë zhurmë.


