Lajme

Ramush Haradinaj: Jemi të mërzitur që s`po formohet Komisioni i opozitës

05/05/2022 10:49
nga:N M

Kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar që të themelohet Komisioni hetimor për energjinë i kërkuar nga opozita.

Ai ka thënë gjatë fjalimit të tij se janë të mërzitur me mos krijimin e këtij komisioni duke thënë se është i palogjikshëm veprimi i shumicës.

“Të themelohet komisioni jemi të mërzitur më këtë që s`po formohet. Është e palogjikshme veprimi i pozitës duke u përgjigj me një komision tjetër për komisionin e opozitës. TË themelohet ky komision dhe vazhdojmë AAK ju premtoj se do të votoj pikën 3 të rendit të ditës për gjyqtarët e gjykatës Kushtetuese:, tha ai. AAK përkrah themelimin e komisionit hetimor”, tha ai

PDK kërkon mos vazhdimin e seancës pa themelimin e Komisionit Hetimor