Lajme

Gashi: Vendit po i cenohet demokracia, të themelohet Komisioni Hetimor

05/05/2022 10:47
nga:G B

Shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi ka kërkuar që të vazhdojë seanca e Kuvendit me formimin e Komisionit Hetimor, aty ku ka mbetur dhe jo me pikat e sotme të rendit të ditës.

Ai ka mbështetur kërkesën e PDK-së për themelimin e këtij Komisioni për hetimin e shpenzimeve në energji, përcjell Gazeta Blic.

Kuvendi duhet patjetër të themelojë komisionin e kërkuar nga 40 deputetë nënshkrues dhe nuk ka kurrfarë logjike institucionale, politike e as pragmatike që kuvendi të aktrojë sikur është në normalitet në kohën kur vendit po i cenohet demokracia.  Pra kuvendi nuk duhet të marrë asnjë vendim tjetër përpara se të themelohet Komisioni Hetimor. Kërkojmë që të vazhdojë seanca ku kemi mbetur për themelimin e Komisionit Hetimor dhe pastaj të hymë në një fazë tjetër të mirëbesimit reciprok dhe të tendencës së kthimit në normalitet të vendimmarrjes në Kuvend”, ka thënë Gashi.