Sporti

Moment shumë emocionues, Dani Carvajal nuk mund të shihte ekzekutimin e penalltisë nga Benzema

05/05/2022 10:31
nga:Mergim Rreci

Edhe një herë, ishte Benzema ai që tregoi rrugën drejt suksesit për Real Madridin.

Sulmuesi francez vulosi rezultatin prej 3-1 ndaj Manchester Cityt në konvertimin e një penalltie, në kohën shtesë, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, ky ishte një moment shumë emocionues, me futbollistët e tjerë të Real Madridit që nuk mund ta shikonin Benzeman, duke e ekzekutuar atë.

Carvajal ishte në mesin e tyre, me futbollistin spanjoll që i kishte kthyer shpinën.