Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të gjithë të rënët për liri, me rastin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se përulet para heroizmit dhe sakrificës së tyre, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i tij i plotë:
Me rastin e 5 Majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, me respekt i kujtojmë të gjithë ata që luftuan dhe ranë për lirinë e Atdheut.
Përulemi para heroizmit dhe sakrificës së tyre, në të gjitha epokat.



