Ish- zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj, duke komentuar marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Danimarkës për të burgosurit, ka thënë se kjo marrëveshje nuk i kontribuon asnjërit shtet. Derisa thekson se pasojat e marrëveshjes për Kosovën mund të jenë shumë të mëdha.
Dreshaj në një prononcim dhënë për GazetaBlic, derisa flet për këtë çështje, e sheh të udhës që kjo marrëveshje të rishikohet.
Tutje ai shton se marrëveshja e lidhur në mes të Kosovës dhe Danimarkës është edhe shkelje e të drejtave të njeriut
“Jam i bindur se marrëveshja nuk i kontribuon Kosovës, por as Danimarkës. Jo më kot kjo situatë ka shkaktuar edhe një krizë në vendin skandinav e që për pasojë u dorëhoq edhe ministri danez që ka vënë nënshkrimin për këtë marrëveshje. Pasojat e marrëveshjes për Kosovën mund të jenë të ndjeshme dhe mund të luhasin edhe raportet mes dy shteteve. Zhvendosja e një të burgosuri danez në Kosovë mendoj se është edhe shkelje e të drejtave të njeriut. Si do të mundësohen vizitat familjare në dy shtete kaq të largëta më distancë? Mendoj se Kosova mund të sanksionohet edhe financiarisht në të ardhmen. Po e zëmë në rastin më të keq, çfarë do të ndodhë nëse një i burgosur danez, rrahet, tortorohet apo vritet në një burg të Kosovës. Kush do ti paguaj gjobat dhe dëmin që do i shkaktohet institucioneve tona? Mendoj se nuk e kemi momentin, luksin dhe të ardhmen që Kosova të shëndrrohet në një strehimore të burgosurish!
Mendoj se duhet të ketë marrveshje dhe partneritet edhe me Bashkimin Evropian në këtë çështje. Në rast së do bëhet një padi, dëmet janë të parikuperueshme. Kjo marrëveshje do të dëmtonte edhe reputacionin e Kosovës në botë. Kundër një marrëveshje të tillë është kundër edhe Gjermania.Një marrëveshje e tillë duhet rishikuar dhe rimenduar ngase është vetëm në dëm të shtetit të Kosovës. Opinioni publik është shumë pak i informuar për këtë marrëveshje, andaj duhet kyqja edhe e OJQ-së dhe organeve të tjera në këtë temë”, deklaron ai.
Kujtojmë, se Kosova më 26 prill ka nënshkruar traktatin për t’ia dhënë Danimarkës me qira 300 qeli në burgun e Gjilanit.
Marrëveshja Kosovë-Danimarkë për të burgosurit, jep dorëheqje ministri që nënshkroi marrëveshjen


