Sporti

Ismet Munishi uron Ballkanin për titullin e fituar, këto janë fjalët e tij

05/04/2022 20:40
nga:L J

Trajneri i njohur kosovar i cili së fundi u shkarkuar nga Gjilani, Ismet Munishi e ka uruar Ballkanin për titullin kampion.

Trajneri përmes një postimi në Facebook‘ ka uruar Ballkanin dhe gjithë qytetarët e Suharekës për këtë arritje historike.

Ja postimi i tij pa ndërhyrje:

“Urime Fc Ballkani titulli kampion, urime qytetareve te Suharekes,urime Xhebrailave, urime gjithe atyre qe ndihmuan per kete sukses historik”, shkruan Munishi.

Kujtojmë se Munishi ishte pjesë e Ballkanit gjatë viti 2020 kur edhe u shkarkua, pasi nuk i arriti objektivat e klubit.