FC Ballkani është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2021/22 në futboll. Suharekasit kanë 70 pikë – 11 më shumë se Gjilani në vendin e dytë dhe tashmë edhe zyrtarisht janë shpallur kampion të Superligës së Kosovës në futboll për edicionion 2021/22.
Ballkani u shpall kampion i Superligës së Kosovës pas barazimit 0:0 të derbit Gjilani-Drita.
Nesër, FC Ballkani luan ndeshjen ndaj Malishevës nga ora 15:00.
Trajneri i Malishevës, Arsim Thaqi deklaroi për ‘GazetaBlic Sport’ se ende nuk kanë marrë vendim me klubin, por se janë gati të respetojnë ekipin e Balkanit duke ia bërë gardën e nderit, për shkak të respektit të sukesit.
“Është një ‘protokoll’ për kampionët, është privilegj për ne që luajmë ndaj tyre, ndoshta edhe për shkak të afërsisë terriotoriale, kemi rivaliteti sportiv, por ne jemi të gatshem të bëjme gardën e nderit për ta”, tha trajneri i Malishevës për mediumin tonë.
“Modeli më i mirë për ne është Ballkani, kane investu shumë – dhe me cilësi janë shpall kampion. Duhet të percjellim rrugën e tyre, shpresojë që të arrijmë qëllimin këtë sezon edhe pse është vështirë – sepse ka shumë skuadra në forme. Futbolli është kesisoj, me punë dhe investime gjithkush arrin qellimët e veta. Shpresojë që ne të mbesim në Superligë dhe të tentojmë diçka më shumë sezonin tjetër”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


