Sporti

Armend Thaqi: Titulli me Ballkanin i veçantë – në kualifikimet për Champions League do të përfaqësojmë Kosovën siç i ka hije një kampioni

05/04/2022 17:15
nga:L J

FC Ballkani është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2021/22 në futboll.

Suharekasit kanë 70 pikë – 11 më shumë se Gjilani në vendin e dytë dhe tashmë edhe zyrtarisht janë shpallur kampion të Superligës së Kosovës në futboll për edicionion 2021/22, shkruan GazetaBlic Sport.

Armend Thaqi, një nga lojtarët kyç të Ballkanit këtë sezon e ka komentuar triumfin e ekipit të tij në këtë edicion, ku shprehet shumë i lumtur.

“Jemi shumë të kënaqur me këtë arritje sepse e çuam në fund një detyrë që e kishim – ta fitojmë titullin”, ka thënë fillimisht Armend Thaqi për ‘GazetaBlic Sport’.

“Është ndjenjë e veçantë me u fut në histori e sidomos në një vend si Suhareka që janë shum mikpritësa dhe shpresoj që më në fund e gëzuam të gjithe qytetin. Në garat e Ch, pampions League na pret një pume shumë e vështirë – sepse aty është tjetër nivel, mirëpo duhet të përgatitemi maksimalisht dhe të përfaqësojmë edhe Suharekën edhe Kosovën ashtu siç i ka hije një kampioni”, përfundoi Thaqi.

/GazetaBlic Sport