Emocionet e Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sot.
Një super ndeshje pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu”, atje ku Real Madrid dhe Manchester City do të përballen në ndeshjen kthyese, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati i ndeshjes së parë ishte 4 me 3, në një takim që prodhoi spektakël të madh, me skuadrën angleze që ka një avantazh që nuk garanton asgjë.
Manchester City ka fituar tre ndeshjet e fundit të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit. Vetëm dy skuadra kanë fituar ndonjëherë katër ndeshje radhazi kundër ‘Los Blancos’ në garat evropiane – Ajaxi dhe Bayern Munich.
Kjo tregon që City mund të bëhet vetëm skuadra e tretë që e mposht në katër ndeshje radhazi Real Madridin, por që natyrisht do të jetë shumë e vështirë në Spanjë.
/GazetaBlic Sport/


