Sporti

Derbi mes Gjilanit dhe Dritës, këto janë statistikat në 5 ndeshjet e fundit direkte

05/04/2022 12:17
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vjen sot me tri ndeshje shumë interesante.

Disa ndeshje interesante janë në program sot, me fazën e fundit që po zhvillohet në nivelin elitar të futbollit tonë, shkruan GazetaBlic Sport.

Vëmendja kryesore padyshim se do të jetë në derbin e madh kosovar, Gjilani – Drita.

Të dy skuadrat synojnë pozitën e dytë në renditjen tabelare, pasi gjasat për titull tashmë duket se janë shuar, me Ballkanin që pothuajse e ka ‘blinduar’ pozitën e parë.

Në 5 takimet  e fundit mes dy skuadrave, Gjilani ka fituar dy prej tyre që janë zhvilluar në këtë edicion, Drita ka fituar një nga saezoni i kaluar, kurse dy takime tjera kanë përfunduar me barazim.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat sot me fillim nga ora 15:00.

/GazetaBlic Sport/