Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Bytyqi në Zajm, pas ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit të tij Skender Bytyqi – Albani.
Ai u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij, derisa ka thënë se ai ka qenë një nga luftëtarët më të zotë që ka pasur UÇK-ja, përcjell Gazeta Blic.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Sot me kolegë e bashkëluftëtarë, ndamë dhembjen me familjen Bytyqi në Zajm, pas ndarjes nga jeta të bashkëluftëtarit tonë Skender Bytyqi – Albani një prej luftëtarëve më të zot që kishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
U prehtë në paqe!


