Lajme

Sulmohet depoja e karburantit në Donetsk, 1 i vdekur

05/04/2022 09:57
nga:G B

Një person ka humbur jetën dhe dy kanë mbetur të plagosur pas bombardimit të një depoje karburanti në Makeyevka në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetsk, sipas selisë së mbrojtjes territoriale të republikës separatiste në Ukrainën lindore, shkruan la repubblica.

“Sipas të dhënave paraprake, pas bombardimit në depon e karburantit Makeyevka, një person është vrarë dhe dy kanë mbetur të plagosur”, thanë autoritetet pro-ruse.

Depoja është ende në flakë.