Unai Emery theksoi se Villarreali tregoi në pjesën e parë se është një skuadër e mirë, duke shënuar dy gola, por në pjesën e dytë fuqia më e madhe e Liverpool-it e ktheu ekuilibrin drejt anglezëve, të cilët e kthyen rezultatin duke shënuar tre gola.
Villarreali kishte avantazhin e dy golave pas pjesës së parë, por në pjesën e dytë skuadra angleze triumfoi me rezultat 2 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne humbëm dhe jemi të gjithë të trishtuar. Nuk mund të jemi të kënaqur, sepse kemi luajtur ndeshje të mira kundër Juventusit, Bayernit dhe kundër Liverpoolit. Ata e meritojnë të jenë në finale. Në pjesën e parë u treguam të gjithëve se jemi një ekip i mirë dhe kishim mundësitë tona, por diferenca në dy ndeshje bie në anën e tyre”, pranoi trajneri duke folur për BT Sport.
/GazetaBlic Sport/


