Një aksident tragjik ndodhi më 1 maj në rrugën nacionale Athinë – Selanik, ku mbeti i vdekur një 59-vjeçar. Shkaktar i aksidentit ishte një 26-vjeçar shqiptar.
LamiaReport ka publikuar pamjet e aksidentit. Viktima ishte ndalur në shiritin ndihmës për të folur në telefon, sipas policisë greke, kur shqiptari e goditi nga mbrapa, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Gruaja e cila ishte në veturë me 59-vjeçarin, mbeti e lënduar.
26-vjeçari shqiptar, që ishte pa patentë shofer, u arrestua për vrasje nga pakujdesia.


