Lajme

Ky është i riu që vdiq sot në Suharekë, ishte djali i dëshmorit

05/02/2022 20:49
nga:Gazeta Blic

Para pak minutash, Gazeta Blic raportoo se ka vdekur një 26-vjeçar në Suharekë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe policia.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili njoftoi se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Ai tha se rreth orës 15:55 janë informuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit se e kanë pranuar një pacient në gjendje të rëndë dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, i njëjti më vonë ka ndërruar jetë.

Gashi tha se më pas njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rreth 20-30 metra larg shtëpisë së viktimës është gjetur një armë, e tipit AK-47.

“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në IML”, ka thënë Gashi.

Mediat lokale atje kanë raportuar se viktima është Faton Haxhaj dhe që është djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj.

26 vjeçari gjendet i vdekur në Suharekë, afër tij edhe arma me të cilën dyshohet se është vrarë