Skuadra e Interit ka fituar ndeshjen ndaj Udineses në udhëtim me rezultatin 1:2, me golat e Perisic dhe Martinez.
Lautaro Martinez, sulmuesi i Interit, ka folur për DAZN në fund të ndeshjes që fituan ndaj Udineses, përcjell GazetaBlic Sport.
Ndeshja e sotme: “Ne donim të fitonim, të kishim një ndeshje të tillë. Ne e dimë se ata janë të ashpër, agresivë dhe fizikisht të fortë. Jemi të lumtur sepse vazhdojmë të jemi në luftë”.
Milani: “Nuk ka pasur presion, duhet të bëjmë punën tonë dhe të mendojmë për ndeshjen e radhës dhe të fitojmë. Jemi prapa dhe na mbetet vetëm të fitojmë”.
Favoriti për titull- “Nuk e di kush është favorit, e di që ata janë në krye dhe ne duhet të ndjekim. Ne duhet të fitojmë ndeshjet tona dhe shpresojmë që ata të humbasin pikë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


