Lajme

Arrestohet 37 vjeçari, kërkohej për disa vjedhje në Prishtinë

04/30/2022 07:32
nga:Genita C

Policia e Kosovës mbrëmë ka bërë të ditur se ka arrestuar një 37 vjeçar.

I njëjti po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës, njofton Klankosova.tv.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“I dyshuari, po kërkohej për disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në periudha dhe lokacione të ndryshme, kryesisht në rajonin e Prishtinës. Bazuar në hetimet policore, dyshohet se vjedhjet janë kryer brenda banesave nga personi i arrestuar , i cili ka arritë të hyj brenda objekteve duke u paraqitur si punëtor për dërgimin e faturave të shërbimeve komunale”.

“Personi i dyshuar V.K , mashkull, 37 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastet që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftimin e Policisë.