Lajme

Bekim Haxhiu: Pushteti gojën plotë digjitalizim, por ka një vit që nuk punon sistemi për votim elektronik në Kuvend

04/29/2022 21:02
nga:Astrit Gashi

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, me anë të një statusi në Facebook, ka njoftuar se prej fillimit të punës së legjislaturës së VIII-të dhe deri më sot në Kuvendin e Kosovës nuk është duke punuar sistemi elektronik i votimit të deputetëve, duke qartësuar se në seancat e Kuvendit votohet vetëm me ngritje dore.

“A është rastësi që me pushtetin e ri, sistemi elektronik i votimit nuk ka funksionuar asnjë ditë? Pushteti gojën plotë digjitalizim, por një vit nuk ka qenë në gjendje ta përdorë sistemin elektronik të votimit. Pse?”, ka shkruar Haxhiu.