Lajme

Vazhdon dialogu për targat: Caktohet takimi i radhës!

04/29/2022 14:18
nga:Gazeta Blic

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se do të vazhdoj dialogu për çështjen e targave.

Lajçak ka thënë se do të vazhdojnë diskutimet më 13 maj, derisa është shprehur i lumtur për arritjen e pajtimit për takimin e radhës.

“Jam i lumtur të tregoj qe pas konsultimeve me dy shefat e ekipeve negociatore dje dhe sot, ne u pajtuam për të vazhduar diskutimet tona më 13 maj në Bruksel për gjetjen e një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave”, ka thënë Lajcak.