Sporti

Ngecin bisedimet për rinovim në mes Leaos dhe Milan

04/29/2022 08:31
nga:E K

Bisedimet mes Leaos dhe Milan për rinovimin e kontratës kanë pësuar një ngecje.

Milan dëshiron ta mbajë sulmuesin Leao i cili ka kontratë me Rossonerët deri në vitin 2024, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç raporton “Calciomercato” bisedimet mes palëve kanë ngecur për shkak të rritjes së pagës që po e kërkon lojtari.

Agjenti i lojtarit, Jorge Mendes ka paralajmëruar Milanin se një ekip nga Anglia është i interesuar për shërbimet e portugezit dhe kanë ofruar 70 milionë euro për të.

/GazetaBlic Sport/