Shtëpia më e madhe e futbollit UEFA, ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve.
UEFA ka publikuar formacionin më të mirë të javës, në Ligën e Kampionëve.
Në formacion janë tre lojtarë të Manchester City, tre të Chelsea, dy të Liverpoolit dhe me nga një lojtar janë ekipet si Real Madrid, Atletico Madrid dhe Benfica.
Portieri më i mirë është përzgjedhur është ai i Manchester City, Ederson.
Mbrojtësit më të mirë u zgjodhën ai i Liverpoolit, Kostas Tsimkas, Reinildo i Atletico Madrid, Antonio Rudiger i Chelsea dhe dy të tjerë të Cityt, John Stones dhe Kyle Walker.
Mesfusha është e përbërë nga ylli i Real Madridit, Luka Modric dhe ai i Chelsea, Mason Mount.
Treshja sulmuese janë Gonçalo Ramos i Benficas, Roberto Firmino, Liverpool dhe Timo Werner i Chelsea.
Villarreal ka arritur të mposht në çerekfinale Bayern Munich me rezultat të përgjithshëm 2:1, por asnjë lojtarë nga ekipi spanjoll nuk është pjesë e formacionit të javës.


