Lajme

Joseph Borrell uron Dritan Abazoviqin

04/28/2022 20:45
nga:Astrit Gashi

Përfaqësuesi i lartë i politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell e ka uruar Dritan Abazoviqin pasi u zgjodh kryeministër i Malit të Zi.

Borrell përmes një cicërime në Twitter ka thënë se mezi po presin të punojnë bashkë në rrugën drejtë Bashkimit Evropian.

“Mirë se vjen qeveria e re e kryeministrit Dritan Abazovic në Mal të Zi. Mezi presim punën tonë të përbashkët për përparim të prekshëm në rrugën drejt BE-së. Mali i Zi është një partner i besuar, i përafruar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së”, shkroi Borrell.