Pas një seance përplot acarime dhe gjuhë të ashpër ndaj njëri-tjetrit, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë deri në ora 15.00.
Këtë e njoftoi gjatë seancës kryeparlamentari Glauk Konjufca, ndërsa po replikohej mes deputetëve për çështjen e Komisionit Hetimor Parlamentar, mbi menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria Kurti.


