Shefi i deputetëve të LDK-së Arben Gashi ka insistuar se komisioni hetimor i opozitës duhet të formohet e ku ka kundërshtuar ashpër propozimin e Mimoza Kusari Lila për një komision të pushtetit për hetime në energjinë, raporton Gazeta Blic.
“Ky komision duhet të formohet ose do të përplasemi keq. LDK propozon Driton Selamanaj kryesues, anëtarë Besian Mustafa”, ka thënë Gashi.
Menjëherë është deklaruar edhe AAK ,ku ata kanë propozuar për anëtar të komisionit deputetin Pal Lekaj.
Gashi – Kusari-Lilës: Çka po ndodhë sot, pushtetit mundohet me e mbytë një kërkesë të opozitës


