Manchester United po konsideron një blerje të mesfushorit të Brentfordit, Christian Eriksen, sipas Daily Star.
Trajneri i ardhshëm i “Djajve të Kuq”, Erik ten Hag, beson se 30-vjeçari do të ishte nënshkrimi i përsosur për të nisur mandatin e tij në “Old Trafford”, përcjell GazetaBlic Sport.
Eriksen, i cili më parë kaloi një periudhë të gjatë në Tottenham, ka bërë përshtypje që kur rifilloi karrierën e tij me Brentford pas arrestit kardiak që e pësoi në Kampionatin Evropian.

/GazetaBlic Sport/


