Lajme

Ministrja Haxhiu për rastin e Berishajt: S’po i ikën drejtësisë, do t’i përgjigjet secilës kërkesë

04/28/2022 11:16
nga:N M

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka folur për rastin e ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Martin Berishajt.

Gjatë fjalës së saj në kuvend, ajo ka thënë se sipas informacioneve që posedon, prokuroria në Slloveni nuk ka nisur hetime dhe se Berishaj do t’i përgjigjet secilës kërkesë që institucionet e Kosovës, Sllovenisë apo në Kroacisë do t’ia bëjnë

“Rasti i Martin Berishajt ka qenë një luftë në kuadër të zgjedhjeve në Slloveni. Pak para zgjedhjeve një medium që ishte Planet TV i vetmi kishte thënë se ekziston ky skandal financiar dhe në një konferencë për media, Golob pra kryeministër në ardhje ka treguar për vërtetimin që vet institucioni i administrimit financir apo inteligjenca ekonomike në Slloveni që ka dëshmuar që të gjitha të hyrat e tij janë në rregull”.

“U përmend këtu se Martin Berishaj po i ik drejtësisë, po kërkohet nga drejtësia, nuk po gjendet askund. Berishaj do të jetë në secilën apo do t’i përgjgjet secilës kërkesë që institucionet e Kosovës apo në Slloveni apo në Kroaci do t’ia bëjnë. Edhe AKI edhe agjencia kundër korrupsionit kanë nisur hetime në raport me deklarimet e pasurisë, prisni institucionet dhe prisni qëndrimet e institucioneve në raport me këtë çështje”.

“Agjencia kundër korrupsionit është duke e hetuar këtë çështje. Jam e bindur se duke pasur parasysh si funksionon Sllovenia po të kishin dyshimet natyrisht se prokuroria atje do të nisnin hetimet. Për aq sa ne jemi në dijeni nuk kanë nisur hetimet, madje ka pasur një deklaratë nga prokuroria që ky rast nuk po hetohet. S’po bëhet fjalë për një shtet dosido ne e njohim si funksionin Sllovenia”, tha ajo

Haradinaj: Kolegë të Vetëvendosjes a po e shihni ku kemi arritur, ministrja e drejtësisë kthehet në avokate