Lajme

Haradinaj: Kolegë të Vetëvendosjes a po e shihni ku kemi arritur, ministrja e drejtësisë kthehet në avokate

04/28/2022 11:14
nga:Q R

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë seancës së sotme plenare, iu është drejtuar deputetëve të Vetëvendosjes, duke i thënë se ministrja e drejtësisë është kthyer në avokate, shkruan GazetaBlic.

Hradinaj, tutje i pyet deputetet e LVV-së nëse këto standarde kanë qenë qëllimi i tyre.

“Kolegë të Vetëvendosjes a po e shihni ku kemi mbërri, ministrja e drejtësisë kthehet në avokate, pash zotin a keni luftuar për këto standarde, a i keni arritur qëllimet e juaja”, deklaron Haradinaj